Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë 2 milionë euro

Laboratori i kokainës në Frakull/ SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive me vlerë 2 milionë euro

SPAK i është drejtuar Gjykatës së Posaçme me kërkesën për konfiskimin e mbi 2 milionë euro pasuri të Nikolin dhe Klevent Gjolenës, si dhe 6 personave të lidhur me ta, në kuadër të hetimit për laboratorin e kokainës në Frakull të Fierit. SPAK kërkon konfiskimin e 16 pasurive të paluajtshme në Tiranë dhe Durrës, të dyshuara se janë krijuar me të ardhura të pajustifikuara. Bëhet fjalë për apartamente, dyqane dhe garazhe, ku tre apartamente dhe dy garazhe ndodhen në Tiranë, ndërsa tetë apartamente dhe tre dyqane në zonën e Plazhit në Durrës. Sipas hetimeve të SPAK-ut, për blerjen e disa prej këtyre pronave janë përdorur edhe para të transferuara nga jashtë vendit, pasi janë identifikuar pesë transferta bankare, me një vlerë totale prej rreth 450...