La Fazani, zëri shqiptar që po përfaqëson Kosovën në skenat ndërkombëtare

La Fazani, zëri shqiptar që po përfaqëson Kosovën në skenat ndërkombëtare

Artisti, kantautori dhe producenti nga Prishtina, La Fazani, po zgjeron gjithnjë e më shumë praninë e tij në skenat muzikore evropiane, duke e bërë gjuhën shqipe pjesë qendrore të performancave të tij ndërkombëtare. Pas një serie paraqitjesh në festivale dhe platforma muzikore në Francë, Estoni, Gjermani, Maqedoni të Veriut, Bullgari dhe vende të tjera evropiane, La Fazani do të performojë këtë shtator në Station Narva në Estoni, ndërsa në tetor do të jetë pjesë e Waves Vienna në Austri, një prej festivaleve dhe konferencave të rëndësishme të industrisë muzikore në Evropë. Rrugëtimi i tij ndërkombëtar përfshin edhe pjesëmarrjen në FIMU – Festival International de Musique Universitaire në Francë dhe Tallinn Music Week në Estoni, krahas koncerteve dhe festivaleve të tjera në rajon dhe Evropë. Veçantia...