“Ky vit do të jetë ndryshe”, Xhensila Myrtezaj me premtim të madh për fansat

“Ky vit do të jetë ndryshe”, Xhensila Myrtezaj me premtim të madh për fansat

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj ka ndarë me ndjekësit momente nga koncertet e saj, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen dhe dashurinë që ka marrë nga publiku. Përmes një postimi në rrjetet sociale, artistja tha se çdo koncert e bën të reflektojë mbi lidhjen që ka krijuar me fansat dhe mbi përkrahjen e tyre gjatë kësaj periudhe. Ajo u shpreh se ndihet “në borxh” ndaj publikut dhe se dëshiron t’ua kthejë këtë mbështetje përmes muzikës dhe projekteve të reja. Xhensila paralajmëroi gjithashtu se sezoni i ardhshëm do të sjellë më shumë muzikë dhe projekte, duke e cilësuar vitin në vijim si një periudhë ndryshe në karrierën e saj. “Me shumë projekte, me shumë muzikë, me shumë nga unë për ju”, shkroi këngëtarja, duke falënderuar fansat për mbështetjen e...