‘Kuvendi të njohë gjenocidin serb në Kosovë’- Balla përplaset me Redi Shehun: Je kalama
Deputeti i Lëvizjes Bashkë, Redi Shehu, dhe kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u përfshinë në një debat në Kuvend lidhur me Kosovën dhe vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Shehu kritikoi qeverinë shqiptare, duke e akuzuar se nuk ka ndërmarrë hapa të mjaftueshëm në arenën ndërkombëtare për njohjen e asaj që ai e cilësoi si gjenocid serb në Kosovë dhe për kërkimin e dëmshpërblimit për viktimat e luftës. “E mbështesim qasjen që Rusia do të duhet të dëmshpërblejë Ukrainën për dëmin që i ka shkaktuar. Megjithatë shtrohet pyetja, nëse Shqipëria do të ratifikojë konventën për Komisionin që do të mbikëqyrë dëmin që Rusia i ka shkaktuar Ukrainës, po dëmin që Serbia i ka shkaktuar Kosovës, cili komision...
Burimi:
ntv.al