Kuvendi pret konsensusin politik, Zgjedhorja ende në bllokadë! Krijohet ngërçi i parë në KQZ, opozita s’pranon identifikimin elektronik

Kuvendi pret konsensusin politik, Zgjedhorja ende në bllokadë! Krijohet ngërçi i parë në KQZ, opozita s’pranon identifikimin elektronik

Në Kuvend palët politike kanë rënë dakord që të paktën të ulen me njëri-tjetrin për të gjetur një zgjidhje mbi pretendimet në ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Për shkak të mosbesimit, opozita kërkoi arbitër ndërkombëtar, kërkesë që u plotësua nga mazhoranca dhe vetë Komisioni i Venecias. A2 informon se dy ekspertë të Venecias do të vijnë në Tiranë më 25 nëntor për të asistuar në procesin e Reformës Elektorale. Ndërkohë, ODIHR ende nuk ka kthyer një përgjigje lidhur me kërkesën për përfshirje në këtë proces. Ekspertët shqiptarë dhe të huaj pritet të punojnë për ligjin e financimit të partive politike dhe ndryshimet që lidhen me shpërndarjen e mandateve të këshilltarëve bashkiakë. Gjithashtu, në tryezën e diskutimeve do të jetë edhe paketa e propozuar nga Partia Demokratike...