Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales, mbështetje për 4 ish- drejtuesit e UÇK- së…
Kuvendi i Kosovës ka miratuar me 99 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, deklaratën lidhur me aktgjykimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.Deklarata u propozua nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa teksti i saj u harmonizua nga të gjitha grupet parlamentare shqiptare.Në deklaratë, Kuvendi shpreh shqetësimin e tij të thellë për aktgjykimin e shkallës së parë. Ai ngre shqetësime edhe për mungesën e transparencës dhe shkeljen e standardeve të gjykimit të drejtë. Kuvendi e konsideron të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi kriminal të përbashkët, si dhe përgjegjësinë që, mbi atë përfundim, i është atribuuar secilit prej tyre.Përmes deklaratës, Kuvendi u kërkon të gjitha institucioneve shtetërore të...
Burimi:
sarandanews.com