Kuvendi i Kosovës mblidhet sot pas një muaji bllokadë, në pritje të zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot pas një muaji bllokadë, në pritje të zgjedhjes së kryetarit dhe nënkryetarëve

Pas më shumë se një muaji pritje, deputetët e Kuvendit të Kosovës pritet të mblidhen sot për të vazhduar seancën konstituive të legjislaturës së 11-të. Seanca është thirrur për në orën 11:00 nga kryesuesi Avni Dehari, ndërsa në rend dite janë zgjedhja e kryetarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit. Lëvizja Vetëvendosje pritet ta rikandidojë Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit. Partia Demokratike e Kosovës pritet ta propozojë Vlora Çitakun për nënkryetare, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës, Kujtim Shalën. Vazhdimi i seancës vjen pas një bllokade politike dhe tejkalimit të afatit kushtetues për konstituimin e Kuvendit. Afati prej 30 ditësh kishte përfunduar më 7 gusht, ndërsa seanca e fundit ishte mbajtur një ditë më vonë. Prej atëherë, Kuvendi nuk është mbledhur për ta përfunduar procesin e...