Kuvendi e quan të papranueshëm konstatimin e Speciales për ‘qëllimin e përbashkët kriminal’ nga katërshja e UÇK-së
Kuvendi i ri i Kosovës ka miratuar të hënën, në seancën e tij të parë plenare, një deklaratë lidhur me aktgjykimin e Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Deputetët thanë se e konsiderojnë "si të papranueshëm përfundimin për ekzistencën e një qëllimi të përbashkët kriminal" të katërshes. Në foltoren e Kuvendit, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu lexoi deklaratën për të cilën ranë dakord Lëvizja Vetëvendosje (LVV), Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Aleanca dhe Grupi Parlamentar Multietnik. Çfarë thuhet në deklaratë? Deklarata e 28 shtatorit u miratua me 99 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. Më vonë, Kuvendi zgjodhi nënkryetaren e tij nga radhët e PDK-së, Vlora Çitakun, dhe caktoi anëtarët e komisioneve...
Burimi:
syri.net