Kushtetuesja tha se arresti i Erion Veliajt ishte jo proporcional, Gjykata e Lartë shqyrton sot çështjen! I kërkohet që ta arsyetojë masën e sigurisë
Gjykata e Lartë do të shqyrtojë sot (15 shtator) masën e sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, pasi çështja u rikthye për rishqyrtim nga Gjykata Kushtetuese. Seanca është planifikuar të zhvillohet në orën 09:30 në Dhomë Këshillimi. Veliaj mbahet në paraburgim që prej arrestimit të tij, më 10 shkurt 2025. Në vendimin që do duhet të rimarrë për qytetarin e parë të Tiranës, Gjykata e Lartë do duhet të arsyetojë a është proporcionale masa “arrest me burg” në raport me pozicionin që Veliaj ka si kryebashkiak. Shumica e gjyqtarëve kushtetuese vendosi se Gjykata e Lartë nuk kishte dhënë argumente të mjaftueshme se pse Veliaj duhet të mbahet në burg, ndërkohë, që është edhe drejtues i zgjedhur i Bashkisë së Tiranës. Rishqyrtimi i masës arrest...
Burimi:
javanews.al