Kushtetuesja rrëzon PD-në, Endri Shabani mbetet Avokat i Popullit
Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar njëzëri kërkesën e 44 deputetëve të Partisë Demokratike, të cilët kundërshtuan zgjedhjen e Endri Shabanit në detyrën e Avokatit të Popullit. Me këtë vendimmarrje, zgjedhja e Shabanit nga Kuvendi mbetet në fuqi. Shabani u zgjodh nga Kuvendi më 11 dhjetor 2025, me 85 vota pro. Deputetët e opozitës kundërshtuan procedurën e ndjekur për zgjedhjen e tij, duke pretenduar se ajo ishte në kundërshtim me Kushtetutën. Në kërkesën e tyre u ngritën gjithashtu çështje që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmërinë e Shabanit me funksionin e Avokatit të Popullit. Çështja u regjistrua në Gjykatën Kushtetuese në janar 2026 dhe në mars Kolegji i Gjykatës vendosi kalimin e saj për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh. Përplasja politike rreth kandidaturës nisi pasi Partia...
Burimi:
ntv.al