Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD-së, reagon Endri Shabani

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD-së, reagon Endri Shabani

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e kërkesës së një grupi deputetësh të Partisë Demokratike lidhur me zgjedhjen e tij, ka reaguar Avokati i Popullit, Endri Shabani. Shabani deklaron se respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila shqyrtoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe, sipas tij, e vlerësoi atë në përputhje me Kushtetutën. Në reagimin e tij, Avokati i Popullit thekson se gjatë shqyrtimit të çështjes ka ruajtur paanshmërinë, duke mos mbajtur qëndrim mbi themelin e kërkesës së deputetëve dhe duke ia lënë vlerësimin Gjykatës Kushtetuese, si institucioni që interpreton përfundimisht Kushtetutën. Sipas Shabanit, vendimi i Gjykatës i jep përgjigje pikëpyetjeve të ngritura mbi procedurën e zgjedhjes së tij. Në përfundim të reagimit, ai shprehet se institucioni i...