“Kush troket, dëgjohet”/ Rama u jep detyrën e re deputetëve të PS
Mësohen detaje të reja nga takimi i kryeministrit Edi Rama të shtunën me deputetët dhe drejtuesit e tjerë të njësive organizative të Partisë Socialiste të Qarkut Tiranë. Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, njëherazi deputet i kryeqytetit, tregon se “Tirana do të ketë Orën e Dëgjesës”. Sipas tij, kjo do të jetë një kohë e posaçme dhe e rregullt, kur deputetët dhe drejtuesit politikë do të jenë në dispozicion të qytetarëve: për t’i dëgjuar, për të marrë përsipër çështjet e tyre dhe për t’u kthyer me përgjigje. Në këtë takim është bërë një zbërthim i detajuar i “Pranisë Besnike”. Sepse prania, thotë Gogu, nuk matet me sa takime bëjmë, por me sa njerëz dëgjojmë dhe sa çështje çojmë deri në fund. Kjo është edhe BESA jonë:...
Burimi:
ntv.al