Kush janë dy izraelitët “misteriozë” që do të ndihmonin Vlora Hysenin të arratisej

Kush janë dy izraelitët “misteriozë” që do të ndihmonin Vlora Hysenin të arratisej

Nga Boldnews.al Gjykata e Posaçme e Apelit konfirmoi masën e “arrestit në shtëpi” për ish-drejtuesen e SHISH-it, pasi ekziston rreziku i arratisjes së saj. Prokuroria e Posaçme dyshon se të paktën dy shtetas izraelitë mund të ndihmonin zyrtaren e lartë që të largohej nga Shqipëria, për t’iu shmangur hetimit penal për akuzat e “përkrahje të autorit të krimit” dhe “nxjerrja e sekretit hetimor”, në kuadër të dosjes kriminale “AKSHI”. “Komunikimet e ndërmjetësuara nga Ergys Agasi me shtetas të huaj, (të identifikuar me pseudonimet Shalev Israel dhe Srulik Einhorn Koces), të cilët përmenden në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me drejtuesen e shërbimit sekret, tregojnë arsyeshëm praninë e një rrjeti ndërkombëtar në funksion të interesave të grupit kriminal, rrjet ky që rrit shkallën konkrete...