Kush janë 7 shpikjet e NASA-s, që u bënë pjesë e jetës së përditshme!

Kush janë 7 shpikjet e NASA-s, që u bënë pjesë e jetës së përditshme!

Shpikjet e NASA-s nuk kanë mbetur vetëm në hapësirë. Teknologji të zhvilluara fillimisht për të përballuar sfidat e misioneve hapësinore janë përshtatur më vonë për përdorim të përditshëm, nga syzet dhe ushqimet e paketuara deri te kamerat e telefonave. Që prej themelimit në vitin 1958, NASA ka zhvilluar teknologji për nevojat e eksplorimit hapësinor. Një pjesë e tyre janë licencuar për kompani private dhe janë kthyer në produkte të përdorura gjerësisht. Lentet rezistente ndaj gërvishtjeve janë një prej këtyre teknologjive. Në vitet ’70, NASA zhvilloi një shtresë të hollë plastike për pajisjet hapësinore, e cila më pas u përshtat për të mbrojtur lentet plastike të syzeve nga gërvishtjet. Veshjet kundër mjegullimit u zhvilluan për të parandaluar krijimin e avullit në sipërfaqet e përdorura në anijet...