Kush fshihet pas 41 kg kokainë në Durrës?! Emri i “Gjeneralit” del në skenë, si u fsheh “malli” te mishi i pulës së ‘AMG Food’
gerd gjinarari TIRANË- Mbi 41 kilogramë kokainë, të ndarë në 37 pako dhe të fshehura në një kontejner frigoriferik me mish pule të kompanisë 'AMG Food', u kapën një ditë më parë në Portin e Durrësit, ndërsa pas kësaj dërgesë dyshohet se fshihet një emër i njohur i botës së krimit. Bëhet fjalë për Gerd Gjinararin, i njohur si "Gjenerali", i cili është arrestuar në qershor të këtij viti në Belgjikë. Emri i tij doli në skenë teksa autoritetet belge goditën një grup shqiptar të trafikut të kokainës në Belgjikë. Sipas deklaratës së zëdhënësit të Prokurorisë së Antwerp-it, Kristof Aerts, ngarkesa e sekuestruar në Shqipëri lidhet me hetimin ndaj grupit shqiptar të trafikut të kokainës në Antwerp. "Kjo mund të rezultojë në arrestime jashtë vendit....
Burimi:
zeri.ai