Kush financoi dy apartamentet dhe investimet mbi 1 mln € euro të Faktoje.al? Pyetjet pa përgjigje për organizatën që kontrollon lajmet në Facebook
foto ilustruese TIRANË- Rreth 1.4 milionë euro kontribute të raportuara në pesë vjet, dy apartamente të blera në vitin 2024, qindra mijëra euro të investuara në letra me vlerë dhe kursime bankare. Këto janë të dhënat që dalin nga analiza e pasqyrave financiare të Faktoje.al, organizatës shqiptare që verifikon përmbajtjet në Facebook në kuadër të bashkëpunimit me Meta-n. Por kush i ka financuar këto pasuri dhe investime? Çfarë parashikojnë marrëveshjet me donatorët? Faktoje.al është një portal dhe organizatë jofitimprurëse shqiptare që, në kuadër të bashkëpunimit me kompaninë Meta, kryen verifikimin e fakteve (fact-checking) për përmbajtje të publikuara në rrjetet sociale. Më 16 tetor, në kulmin e protestave studentore në Tiranë, VNA.al u përball me kufizime në publikimin e videove në Facebook. Shkaku lidhej me dy lajme...
Burimi:
zeri.ai