Kush është pronarja e agjencisë, që prej 3 vjetësh merr 700 MLN lekë për biletat e të ekstraduarve?
Këto janë biletat e prenotuara nga 11 shtatori deri në 16 tetor 2026. Nga tabela del se preferenca kryesore mbetet “Kelvin Travel”, që duket se është agjencia personale turistike e drejtorëve të policisë. Nga Haga në Helsinki, nga Londra tek Roma, Vjena, Bled, Ankara, Strasburg, Luksemburg, San Marino, Lisbonë, Madrid, Berlin, Caserta, Romë, Xhenova, Amsterdam Këto destinacione i gjetëm vetëm në dy muajt e fundit, në bazë të biletave të blera nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Duke iu referuar këtyre të dhënave, me një sondazh duke zgjedhur një udhëtim, gjejmë se biletat janë blerë me çmim të kripur në shumëfish të tregut. Konkretisht, veçojmë blerjen e 4 biletave Tiranë-Londër vajtje ardhje, të porositura më 14 tetor 2026. Nuk jepen detaje për kohën...
Burimi:
gijotina.com