Kush do ta drejtojë qeverinë serbe?

Kush do ta drejtojë qeverinë serbe?

Serbia hyn në një fazë të re politike, pas fitores historike të lëvizjes studentore në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 26 tetorit, që i dhanë fund pushtetit të Aleksandar Vuçiçit. Tashmë, vëmendja është përqëndruar te emrat që mund të marrin drejtimin e qeverisë së re dhe postet kryesore ministrore. Mes kandidatëve të spikatur është Dejan Shoshkiç, ish-guvernator i Bankës Qendrore dhe profesor i ekonomisë, i cili ka kritikuar vazhdimisht dobësitë institucionale dhe korrupsionin. Ai mbështet reformat financiare dhe masat për rritjen e pagave e pensioneve. Një tjetër emër është kardiologu dhe profesori Ilija Srdanoviç, kandidati kryesor i listës studentore, i cili premton një sistem shëndetësor më të barabartë dhe reforma kundër korrupsionit. Në këtë garë përfshihet edhe ish-ylli i basketbollit Dejan Bodiroga, sot president i...