Kurti zbulon planin e Qeverisë së re: Nga paga mesatare 1 mijë euro te 1 miliard euro për ushtrinë
albin kurti KOSOVË- Kryeministri i rizgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, prezantoi sot programin qeverisës, pak para votimit në Kuvend. Nga foltorja e Kuvendit, Kurti deklaroi se programi qeverisës është i fokusuar tek zhvillimi ekonomik dhe forcimi i mbrojtjes. Ndër pikat kryesore të programit është rritja e pagës mesatare në sektorin publik deri në 1 mijë euro. Kurti premtoi gjithashtu zbatimin e pagës së 13-të edhe në sektorin privat, si dhe planifikimin e pagës së 14-të. Një tjetër masë e njoftuar është rritja e shtesave për fëmijët. Sipas Kurtit, për familjet me tre ose më shumë fëmijë, shtesa do të dyfishohet, nga 45 në 90 euro për çdo fëmijë. Për pensionistët që kujdesen për nipërit dhe mbesat nga 13 deri në 36 muaj, në rastet kur...
Burimi:
zeri.ai