No Image Available

Kurti ‘vë me shpatulla pas muri’ Rutte: Për ne anëtarësimi është prioritet strategjik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar në Dublin të Irlandës me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian. Në fokus të bisedës kanë qenë bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të KFOR-it, si dhe mundësitë për thellimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Përmes një postimi në Facebook, Kurti bëri të ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për zhvillimet aktuale dhe situatën e sigurisë në rajon. Ai vlerësoi rolin e NATO-s dhe praninë e KFOR-it në garantimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Kreu i qeverisë së Kosovës theksoi se anëtarësimi në Aleancën Veri-Atlantike mbetet një prioritet strategjik për vendin. Sipas tij, anëtarësimi do të kontribuonte në forcimin e paqes dhe sigurisë afatgjatë në rajon dhe...