Kurti takon presidenten e re të Kosovës: Na presin shumë punë…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar takimin e parë me presidenten e re të vendit, Justina Shiroka-Pula, pas zgjedhjes së saj në këtë post. Takimi mes dy krerëve të institucioneve është zhvilluar në kuadër të bashkëpunimit institucional, ndërsa pas përfundimit të tij Kurti është shprehur se përpara institucioneve të Kosovës ka shumë punë për të bërë. “Na presin shumë punë për të bërë”, mësohet të jetë shprehur Kurti pas takimit. Shiroka-Pula u zgjodh presidente e Kosovës, duke marrë tashmë detyrën e kreut të shtetit. Takimi me kryeministrin Kurti shënon kontaktin e parë mes tyre që prej zgjedhjes së saj në këtë post.
Burimi:
javanews.al