Kurti propozon Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin për president

Kurti propozon Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin për president

albin kurtin KOSOVË- Kryeministri i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti ka bërë një propozim të ri në përpjekje për të zhbllokuar situatën politike dhe procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës. Kurti i ka ofruar Partisë Demokratike të Kosovës që LVV-ja të mbështesë në lexim të dytë ndryshimet e propozuara nga PDK-ja për ligjin që lidhet me Gjykatën Speciale, ndërsa në këmbim kërkon votën për një prej dy kandidatëve të propozuar nga partia në pushtet Glauk Konjufcën ose Feride Rushitin. Sipas Kurtit, kjo marrëveshje mund të realizohet brenda së njëjtës seancë të Kuvendit, duke i dhënë përparësi votimit të projektligjit dhe më pas procesit për zgjedhjen e presidentit. “Pra, ne ua votojmë projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht e mandej sonte menjëherë...