Kurti: “Presidenti” pas konstituimit të Kuvendit, s’kam informacion për vendimin e Speciales

Kurti: “Presidenti” pas konstituimit të Kuvendit, s’kam informacion për vendimin e Speciales

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha sot se përpjekjet për zgjedhjen e presidentit do të vazhdojnë pas konstituimit të Kuvendit. Në një prononcim për mediet, Kurti u pyet mbi çështjen e presidentit, për të cilin theksoi se diskutimet do të vijojnë pas konstituimit të Kuvendit. Ndërkohë, i pyetur për vendimmarrjen e Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kurti mohoi të kishte informacion. “Skam asnjë informacion”, tha ai. Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, ka hyrë në fazën përfundimtare, pas përfundimit të paraqitjes së provave dhe argumenteve të palëve. Vendimi i trupit gjykues pritet të jetë një nga zhvillimet më të rëndësishme që nga fillimi i procesit në Hagë. Thaçi, Veseli, Selimi...