Kurti për Thaçin, Veselin, Selimin e Krasniqin: Dënimi i udhëheqësve të UÇK-së duhet korrigjuar
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Kurti e ka cilësuar vendimin dhe dënimet e shqiptuara ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së si të papranueshme, duke thënë se bëhet fjalë për një ndëshkim të rëndë dhe të dëmshëm. “Shpallja fajtorë dhe dënimi kaq i rëndë për katër ish krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi, është padrejtësi e papranueshme, ndëshkim i madh dhe i dëmshëm”, ka shkruar Kurti. Ai ka theksuar se fakti që aktgjykimi është shqiptuar formalisht në emër të popullit të Kosovës, sipas tij, nuk duhet të barazohet me vullnetin e...
Burimi:
kultplus.com