Kurti me ekipin e xhudos: Pesë medalje në Taranto, dëshmi se Kosova mund të arrijë rezultate të mëdha

Kurti me ekipin e xhudos: Pesë medalje në Taranto, dëshmi se Kosova mund të arrijë rezultate të mëdha

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur Kryemjeshtrin Driton Kuka dhe ekipin e xhudos së Kosovës, pas suksesit të tyre në Lojërat Mesdhetare në Taranto. Kurti ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook se gjatë takimit kanë diskutuar për rezultatet e xhudistëve kosovarë, të cilët Kosovës i sollën një medalje të argjendtë dhe katër të bronzta. “Bashkë me Kryemjeshtrin Driton Kuka dhe ekipin e xhudos, folëm për suksesin e radhës të sportit që tash e shumë vite po e mban Kosovën në mesin e më të mirëve në botë”, ka shkruar Kurti. Në Lojërat Mesdhetare në Taranto, Laura Fazliu fitoi medaljen e argjendtë, ndërsa Akil Gjakova, Flaka Loxha, Fatjona Kasapi dhe Shpati Zekaj u kthyen me medalje të bronzta. Sipas Kurtit,...