Kurti: MD-ja dhe MPB-ja kanë edhe 54 orë për raportin në rastin e Arlinda Zekajt

Kurti: MD-ja dhe MPB-ja kanë edhe 54 orë për raportin në rastin e Arlinda Zekajt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë kanë edhe 54 orë për të dorëzuar raportin për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt, për të sqaruar dështimet e mundshme në secilën hallkë të zinxhirit institucional. Ai paralajmëroi se do të ketë masa në përputhje me ligjin dhe rregulloret. Kurti tha se raporti duhet ta ndriçojë rastin deri në fund, por edhe të trajtojë rastet e ngjashme, duke theksuar se gratë që janë viktima të dhunës vazhdojnë të përballen me rrezikun nga personat që i kërcënojnë. “54 orë nga ky moment i kanë Ministria e Punëve të Brendshme edhe Ministria e Drejtësisë, dhe kjo është rezultat që në seancën e mbrëmshme kur u votua me...