Kurti mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

Kurti mandatohet për formimin e Qeverisë së re të Kosovës

13 September, 2026 - 14:06 Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, është zyrtarisht mandatar për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Dekretin për mandatimin e Kurtit e ka nxjerrë ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu. Haxhiu ka bërë me dije se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe pas propozimit të Lëvizjes Vetëvendosje. Në dekret thuhet se Albin Kurti i propozohet Kuvendit të Republikës së Kosovës kandidat për kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës. “Z. Albin Kurti është caktuar mandatar për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Haxhiu. Sipas dekretit, mandatari, jo më vonë se 15 ditë pas emërimit, duhet ta paraqesë përbërjen e Qeverisë para Kuvendit të...