No Image Available

Kurti: Konstituimi i Kuvendit s’i shmang zgjedhjet e reja, nevojiten vota shtesë për presidentin

Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja politike e arritur me Lidhjen Demokratike të Kosovës duhet t’i sigurojë edhe votat e nevojshme në mënyrë që të shmangen zgjedhjet e reja. ‘’Konstituimi i Kuvendit dhe formimi i qeverisë nuk i eviton zgjedhjet e reja, nëse nuk e zgjedhim edhe presidentin. Për ta zgjedhur presidentin neve na duhet që t’i kemi 2/3 [e deputetëve] të pranishëm në Kuvend”, tha Kurti. Sipas tij, marrëveshja politike duket që s’ka qenë e mjaftueshme, “prandaj ne e kemi të domosdoshme që t`i kemi aty të gjithë deputetët e marrëveshjes për kandidatin tonë të përbashkët prof.. Bekim Sejdiun ose të kemi edhe deputetë shtesë, pra kjo është shumë e rëndësishme’’. Kurti më herët ka thënë...