Kurti fton PDK-në ta propozojë nënkryetarin: Të mos humbim kohë me procedura

Kurti fton PDK-në ta propozojë nënkryetarin: Të mos humbim kohë me procedura

Kryeministri i sapozgjedhur i Kosovës, Albin Kurti, ka ftuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) për bashkëpunim në Kuvend, duke kërkuar që kjo parti të propozojë sa më shpejt kandidatin për nënkryetar të Kuvendit. Kurti ka thënë se është e domosdoshme që institucionet të punojnë dhe të mos humbin kohë me procedura. “Është e domosdoshme që të punojmë e të mos humbim kohë me procedura e me ndërskamca”, ka deklaruar Kurti. Ai i ka bërë thirrje PDK-së që të propozojë kandidatin e saj për nënkryetar të Kuvendit dhe të angazhohet në punën e komisioneve parlamentare. “E ftoj Partinë Demokratike të Kosovës, që të vijë sa më shpejt ta propozojë edhe ajo kandidatin për nënkryetar të Kuvendit dhe të punojmë bashkë me komisionin parlamentar”, ka thënë Kurti....