Kurti dhe Von der Leyen vizitojnë objektin e ri të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore

Kurti dhe Von der Leyen vizitojnë objektin e ri të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kanë vizituar dje objektin e ri të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore të Universitetit të Prishtinës. Investimi për ndërtimin e objektit të ri kap vlerën prej rreth 18 milionë eurosh, përkatësisht 17.98 milionë euro. Prej kësaj shume, rreth 11.9 milionë euro janë financuar nga Bashkimi Evropian, 5.08 milionë euro nga Universiteti i Prishtinës, ndërsa 1 milion euro nga Ministria e Arsimit. Objekti i ri shtrihet në një sipërfaqe prej rreth 14 mijë metrash katrorë dhe është realizuar në kuadër të marrëveshjes financiare IPA 2020 ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Nga ky projekt pritet të përfitojnë rreth 2 mijë e 300 studentë të Fakultetit të Matematikës dhe Shkencave Natyrore,...