Kurti: Aktgjykimi i Speciales është i padrejtë, do të bëjmë të pamundurën për korrigjim
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se aktgjykimi i Gjykatës Speciale në Hagë është i padrejtë, duke theksuar se institucionet e Kosovës do të bëjnë të pamundurën për korrigjimin e tij përmes procedurave të apelimit. Duke folur në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, Kurti tha se deklarata e miratuar në Kuvend për këtë çështje përbën hapin e parë dhe, sipas tij, shpreh vullnetin e popullit të Kosovës. “Deklarata në Kuvendin e Kosovës është hapi i parë dhe shpreh vullnetin e popullit. Ne do të bëjmë të pamundurën që ky aktgjykim të korrigjohet në Apel”, tha Kurti. Në mbledhje, kryeministri foli edhe për vizitën e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të...
Burimi:
javanews.al