“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

“Kurthi i dashurisë” për shefin e Nvidia-s, dyshohet se Kina përdori spiunen për të depërtuar te ‘mbreti i mikroçipave’

Jensen Huang, themeluesi dhe drejtuesi i Nvidia-s, gjigantit amerikan që prodhon mikroçipat më të avancuar për inteligjencën artificiale, dyshohet se është bërë objekt i një operacioni spiunazhi të organizuar nga Kina. Në qendër të çështjes është Alice Huang, një sipërmarrëse kineze dhe drejtuese e një kompanie me seli në Singapor, e cila kishte krijuar marrëdhënie biznesi me Nvidia-n. Sipas informacioneve të publikuara në mediat amerikane, mes saj dhe miliarderit amerikan me origjinë tajvaneze ishte krijuar edhe një marrëdhënie romantike, ndërsa dyshimet janë se kjo lidhje mund të jetë shfrytëzuar nga shërbimet sekrete kineze për të siguruar informacione konfidenciale nga një prej figurave më të rëndësishme të industrisë teknologjike botërore. Sipas hetimeve, Alice Huang, emri i vërtetë kinez i së cilës është Huang Le, ishte rekrutuar...