Kursejnë deri në 20%, korçarët e bëjnë pazarin në Kostur! U del më lirë përtej kufirit, shkojnë të organizuar me autobusë
Për shumë nga banorët e qarkut të Korçës, udhëtimi drejt qytetit fqinj grek të Kosturit është kthyer në rutinë bazuar në një llogari të ftohtë ekonomike. Çmimet më të lira të ushqimeve dhe karburantit në vend po i shtyjnë çdo ditë e më shumë qytetarët të kalojnë kufirin. Drejtuesit e mjeteve dhe qytetarët që udhëtojnë shpesh tregojnë se llogaria del fitimprurëse pasi ata arrijnë të kursejnë thuajse 20 %. Por ajo që e bën këtë fenomen edhe më të gjerë janë agjencitë e udhëtimit, të cilat organizojnë linja të posaçme, duke u lënë kohën e duhur udhëtarëve për të mbushur bagazhet në supermarketet greke. “Nga sa shoh unë, çdo herë është plot. Sot më thanë se kishin ardhur edhe autobusë. Dy, tre, katër. Në mëngjes...
Burimi:
javanews.al