Kur varri ruan Homerin, një fragment i “Iliadës” gjendet brenda një mumjeje egjiptiane
Nga Albert VatajGjetja e një fragmenti të “Iliadës” së Homerit brenda një mumjeje egjiptiane të epokës romake nuk është thjeshtë një ngjarje arkeologjike, është sensacion. Një copëz papirusi, e cila për mijëra vjet ishte fshehur mes fashave të një të vdekuri, ka udhëtuar nëpër kohë për të na treguar jo vetëm diçka për Homerin, por edhe për botën që e lexoi, e përdori dhe më pas luftoi që mos t’ia lërë në mëshirën e harrimit. Një ekip spanjollo-egjiptian ka zbuluar në Al Bahnasa, vendi antik i njohur si Oxyrhynchus, një fragment të rrallë të veprës homerike, që përmban vargje nga libri i dytë i “Iliadës”, i famshëm si “Katalogu i Anijeve”. Zbulimi u bë gjatë një misioni të përbashkët të Universitetit të Barcelonës dhe Institutit...
Burimi:
kohajone.com