KUR UNIFORMA NUK E MBAN DOT SEDRËN: PSE GODITEN TË RINJTË EDHE KUR NUK PARAQESIN RREZIK?
Ka diçka thellësisht shqetësuese në pamjen e një të riu që goditet nga një polic, ndërkohë që nuk duket se përbën rrezik për askënd. Sidomos kur goditja shoqërohet me atë mënyrën e ashpër të sjelljes, me nervozizmin dhe forcën që, në vend të kontrollit të situatës, të krijojnë përshtypjen e një përplasjeje personale. Pamjet e protestave në Tiranë kanë hapur pikërisht këtë debat. Çfarë e shtyn një efektiv të përdorë forcë edhe në rrethana kur domosdoshmëria e saj është e diskutueshme? A kemi përballë mungesë profesionalizmi, një kulturë të gabuar të ushtrimit të autoritetit apo reagime individuale që institucionet nuk kanë arritur t’i parandalojnë? Në shoqërinë shqiptare njohim mirë një fenomen të vjetër: sedrën e lënduar që kërkon të rikthejë autoritetin përmes forcës. Atë mentalitetin...
Burimi:
ntv.al