Kur Rama prek themelet e ‘familjes’ europiane

Kur Rama prek themelet e ‘familjes’ europiane

Nga Genc Burimi Çfarë do të mund ta ndalojë Kryeministrin në shkarjet e tija sa verbale, aq edhe tê dëmshme strategjikisht për Shqipërinë?Pasi u mor me të gjithë në Shqipëri, si Don Kishoti me mullinjtë e erës, duke u thënë një herë « të shitur tek iranianët », një herë « fuck you », e një herë si « antisemita », sot Rama nga Tirana gjeti një tjetër tabelë qitjeje, kësaj herë jashtë kufijve: Ursula von der Leyen.Kur Europa vjen në Shqipëri për të parë ecurinë e reformave për integrim, Rama merret me familjen e Presidentes së Komisionit Europian për t’i kujtuar mirë publikut se sa fëmijë ka ajo. Të përmendësh familjen e tjetrit është një tabu absolute për vlerat e familjes europiane, por për...