“Kur padrejtësia bëhet ligj…”! Tifozët e Tiranës japin mesazhin dhe largohen, shenjë proteste në mbështetje të studentëve

“Kur padrejtësia bëhet ligj…”! Tifozët e Tiranës japin mesazhin dhe largohen, shenjë proteste në mbështetje të studentëve

Tirana ka luajtur kundër Laçit në një ndeshje që u zhvillua në Vorë. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për javën e 7 të Superiores. Në këtë takim, u vu re prania e pakët e tifozëve nga ana e tifogrupit Tirona Fanatics. Këta të fundit janë në masë të madhe në krah të studentëve, në sheshin e Tiranës. Ndërkohë disa prej tyre ishin në ndeshjen kundër Laçit për të hapur një banderolë: “Kur padrejtësia bëhet ligj, rezistenca është detyrim”. Menjëherë pas kësaj, në minutën e 5 të ndeshjes, tifozët janë larguar menjëherë në formë proteste. /Sport Ekspres/