Kur Nënë Tereza, shërbestarja që hyjnoi mëshirën, vinte të puthte tokën e shpirtit që e shenjtëroi

Kur Nënë Tereza, shërbestarja që hyjnoi mëshirën, vinte të puthte tokën e shpirtit që e shenjtëroi

Kjo foto e rrallë dhe me vlerë e Nënë Terezës me Komunitetin Shqiptar të Melburnit, Australi, është realizuar në vitin 1987 kur ajo vizitoi të afërmen e saj të ngushtë Roza Kuka (kushërira e parë nga ana e nënës). Roza, është në krahun e djathtë të Nënë Terezës në linjë me burrat. Foto kredit, Pren Dodaj. Publikuar Albanian Vintage Photography Nga Albert VatajMe 14-17 gusht 1989 Nënë Tereza –Shen Tereza e Kalkutes vizitoi për herë të parë Shqipërinë pas një përpjekie tre-vjeçare për të bindur politikën shqiptare të kohës që të lejonte realizimin e kësaj vizite. Sipas informacioneve që sjell ambasada shqiptare në Romë, Nënë Tereza kishte telefonuar vetë në këtë ambasadë tre vite më parë, në 1986 pas vdekjes së Hoxhës, dhe kishte shprehur...