Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia mund Bylisin edhe në ndeshjen e dytë, është skuadra e parë gjysmëfinaliste

Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia mund Bylisin edhe në ndeshjen e dytë, është skuadra e parë gjysmëfinaliste

Vllaznia është skuadra e parë që siguron gjysmëfinalet e Kupës së shqipërisë pasi kanëeliminuar skuadrën e Bylisit. Djemtë e Edi Martinit mundën edhe në ndeshjen e dytë Bylisin, kësaj radhe me shifrat 2 – 1, ndërsa rezultati i përgjitshëm përkoi 3 – 1. Të 3 golat e ndeshjes së sotme erdhën në pjesën e parë. Goleadori Bekim Balaj hapi serinë e finalizimeve me eurogolin në minutën e 34-të. Pas 4 minutash, Bylis riktheu barazpeshën falë Olavio. Në “frymën e fundit” të pjesës së parë, shkodranë shënuan sërish, kësaj radhe prej kaosit të shkaktuar në mbrojtjen e ballshiotëve, ku Pusi përfitoi për të shënuar golin që riktheu në avantazh vendasit. Gjatë fraksionit të dytë, dalja me karton të kuq e Adeduros dhe rasti flagrant i humbur prej...