Kupa e Shqiperisë përcakton çiftet gjysmëfinaliste, përsëritet dueli Dinamo-Vllaznia

Kupa e Shqiperisë përcakton çiftet gjysmëfinaliste, përsëritet dueli Dinamo-Vllaznia

Këtë të martë u mësuan çiftet gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë teksa në ambientet e Shtëpisë së Futbollit ështe hedhur shorti i kësaj fazë në kompeticionin e dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar. Vllaznia, Elbasani, Dinamo dhe Egnatia mësuan fatin e tyre për këtë fazë ndeshjet e së cilës do të luhen me sistemin vajtje ardhje. Një prej cifteve finaliste është ajo mes Dinamos dhe Vllaznisë, dy skuadra që janë përballur mes tyre edhe sezonin e kaluar në të njëjtën fazë të kompeticionit me Dinamon që doli fituese në atë kohë. Kështu që skuadra e Edi Martinit do të kërkojë që të marrë revanshin ndaj asaj të Ilir Dajës në këtë sezon. Gjysmëfinalja tjetër e Kupës së Shqipërisë është ajo që vendos përballë Egnatian...