Zija Çela: Në vendin tonë, mjalta është më e hidhur se çdo helm!

Zija Çela: Në vendin tonë, mjalta është më e hidhur se çdo helm!

Zija Çela Ku na duket balta ma e ëmbël se mjalta? Këtu, si gjithnjë, në vendin e të parëve.Ku na bëhet mjalta ma e hidhur se çdo helm? Sigurisht, këtu, si gjithmonë këtu, në vendin stërgjyshor… Ashtu si paraardhësit tanë, të ndjerët stërgjyshërit tanë, të gjithëve një ditë do të na mbulojë dheu. Sa lopata prej tij hidhen në një varr? Si zor t’i ketë numëruar a peshuar dikush. Dhe s’ka përse, atje është i natyrshëm… Nga Zija Çela Mirëpo, tashmë, pa pritur gjendjen së vdekurish, prej mizorisë së sjelljes sonë po mësohemi me baltën qysh në të gjallë. Dhe në këtë akt pervers të llaçit e të llucës, e arrijmë ekstazën sidomos, sidomos kur nuk e kthejmë nga vetja, por përbaltim të tjerët. Mungesa e...