Zhvillohet konkursi “Ymer Skënderi”, dhjetëra të rinj nga vendi e bota bëhen pjesë e garës së interpretuesve
Dhjetëra studentë nga universitete të ndryshme ndërkombëtare janë bërë bashkë për t’u bërë pjesë e konkursit të interpretuesve “Ymer Skënderi”, një nga ngjarjet më të rëndësishme artistike që zhvillohet për herë të dytë në Universitetin e Arteve. Në mesin e pjesëmarrësve janë emra të rinj premtues. Moritz Kocibelli dhe Stephan Gottschall kanë ardhur nga Gjermania për t’u bërë pjesë e garës duke i dhënë një dimension të veçantë kategorisë së instrumenteve frymore. Për studentët, ky konkurs nuk është vetëm një garë, është një mundësi e artë për t’u integruar në skenën shqiptare, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të hedhur hapa të sigurt drejt formimit si artistë profesionistë. Konkursi “Ymer Skënderi” synon promovimin e talenteve të reja dhe forcimin e rolit të Universitetit të...
Burimi:
vizionplus.tv