Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Zhuliana Jorganxhi: Kur të vish, çdo gjë do jetë m’e bukur se më parë
Të shpirtit lodhje s’dita të ta heqIke me të ngarkuar.një shi i rëndë filloi për dreq,të ndoqa ty sytrishtuar.Dhe në s’i ke ndjerë ata,më mirë për ty dhe për mua.Veç kur të vish fol për gjithçka,gënjeshtër të jetë,ka për t’më gëzuar.Nuk di a të bashkon me muaku mall i madh kur ikën larg,kjo qetësi- qiell ngarkuar,kjo dashuri bërë merak.Sikur mendimi të bëhej udhë,do ta bënte vetëtimë,në hapje mbyllje të dy syvedo t’kisha ty dhe dashurinë.Kur të vish, çdo gjë do jetë m’e bukur se më parë.Ditëve, që mungove, do t’iu japësh trajtë.tek unë do hysh më i dashur,me mallin e ditëve, që s’të kam patur. *Titulli i origjinalit: “Kur të vish” ObserverKult ————— Lexo edhe: Zhuliana Jorganxhi: N’ëndërr m’u shfaqe mbrëmë