Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjës

Zbulohet një vendbanim i ri arkeologjik në zonën e Lushnjës

Arkeologët e IKTK-së, në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje, po kryejnë gërmime arkeologjike shpëtimi në vendin e quajtur Kodra e Pusit, pranë fshatit Murizë-Peqin. Ministri Blendi Gonxhja ka shpërndarë në “Facebook” pamje nga punimet e arkeologëve. Gërmimet kanë zbuluar gjurmët e një vendbanimi të rëndësishëm me kohështrirje nga periudha romake deri në antikitetin e vonë. Hulumtimet do të vijojnë për të pasuruar njohuritë mbi historinë dhe zhvillimin e kësaj zone. ObserverKult Lexo edhe: Studimi: Sekretet dëmtojnë shëndetin tonë mendor