Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës

Zbulime të reja në Kalanë e Kaninës

Gjatë punimeve për ndërhyrjet konservuese në Kalanë e Kaninës, ka pasur zbulime të reja arkeologjike, gjurmë 2400-vjeçare dhe struktura unike. Projekti i ndërhyrjeve në këtë kala, në bashkëpunim me Fondin Shqiptar të Zhvillimit dhe CHwB Albania, synon jo vetëm konsolidimin dhe ruajtjen e strukturave historike të kalasë, por edhe përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët, duke e kthyer këtë sit kulturor të rëndësishëm në një destinacion edhe më tërheqës për publikun. Gjatë punimeve janë zbuluar blloqe kuadratik, mure perimetral që datojnë 2400 vite më parë, lidhur me Ilirinë e vjetër, e deri tek muret e plota të shtëpive të Aranitasve. Arkeologu Surja Lela ka treguar për mediet, gjurmët e gjetura, nisur nga kalldrëmet 8 metra, të papara ndonjëherë në Shqipëri, e deri te kulla...