Xhim Morrison, parashikimet e një vizionari

Xhim Morrison, parashikimet e një vizionari

Jim Morrison Sa shumë dimë ne sot për jetën e Xhim Morrisonit, një prej artistëve ikonë të industrisë muzikore globale, i cili u nda nga jeta gjysmë shekulli më parë? Për shumicën e fansave të muzikës rok, Morrisoni ishte dhe është, një prej simboleve më të mëdhenj të kohës së tij. Ai ishte i pari super star i rokut, një artist që u ngjit në statusin e një gjysmë-perëndie. Për të apasionuarit pas muzikës dhe historisë së saj, Xhim Morrison ishte një artist unik dhe trashëgimtar i Beatnik, duke qenë se krijoi lidhjen e fortë mes poezisë, si dhe muzikës rok dhe blues. Për mistikët, Morrisoni ishte mishërimi i shpirtërave në perënditë e lashtësisë. Ndoshta një njeri me ngjyrë shtatëdhjetë e ca vjeçar që e kish...