Xhevahir Spahiu: Jetoj brenda syve të tu

Xhevahir Spahiu: Jetoj brenda syve të tu

Xhevahir Spahiu Poezi nga Xhevahir Spahiu Jetoj brenda syve të tu,në sytë e mi ti ke shtëpinë.S’jemi vetvete,secili është tjetri.Vera ime ka dy skaje:njëri në pranverë, tjetri në vjeshtën tënde.Ti hyn në të djeshmen time,humb rrugën si ai që ka humbur kujtesën.Unë hyj në të ardhmen tënde,humb rrugën si ai që në pyll s’ka kaluarasnjëherë.Sa do të doje të kishe në duar të djeshmen time!Sa do të doja të kisha në duar të ardhmen tënde!Kë të pyes? Cilin yll? Cilën kohë? Për të djeshmen time ti mund të pyesëshnjë lumë,do lisa, një dem,edhe varrin e nënës. Krejt e kotë.T’i lëmë pyetjet. Pyetjet le të marrin një sy gjumë.Sonte jemi vetëm e sotme.                                                     1989 *Titulli i origjinalit: “Sonte” ObserverKult Lexo edhe: XHEVAHIR SPAHIU: SHEMBJA E...