Xhahid Bushati: Projekti “Fjalori i madh i gjuhës shqipe” është ende i pastabilizuar
Nga Julia Vrapi “Fjalori i madh i gjuhës shqipe” edhe pse konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme për gjuhën shqipe, që nga publikimi i tij online u shoqërua me reagime të shumta, ku nuk munguan dhe kritikat në drejtim të punës me projektin. Hartimi i “Fjalorit të gjuhës shqipe” është një përgjegjësi shkencore, jo një projekt i zakonshëm botues dhe që nga 12 janari i këtij viti përdoruesit kanë mundësinë të konsultojnë online këtë vepër. Por sipas studiuesit Xhahid Bushati, projekti i “Fjalorit të madh të gjuhës shqipe” është ende i paqëndrueshëm. Kjo sipas tij jo për shkak të formatit online apo reagimeve të publikut, por për mungesën e një procesi të thellë studimor dhe të një bashkëpunimi të vërtetë mbarëkombëtar. “Duke qenë se...
Burimi:
sot.com.al