Vlerësimi në publicistikë dhe eseistikë, 10 kandidatë për çmimin “Lumo Skëndo”

Vlerësimi në publicistikë dhe eseistikë, 10 kandidatë për çmimin “Lumo Skëndo”

Dhjetë kandidatë janë për çmimin “Lumo Skëndo”, që vlerëson veprën më të mirë të vitit në eseistikë dhe publicistikë.  Dhjetë kandidatët në këtë garë u bënë me dije nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. Në listën e kandidatëve janë: “Princa të Lilit, bij të Arbërit, familjarë të Sulltanit” nga Thomas Frashëri -botimet Onufri; “Petro Marko shkrimtar i lirisë”, nga Behar Gjoka- botimet Toena; “Shqipëria prej letrave”, nga Ben Andoni – botimet Papirus; “Bilal Xhaferi, realizmi dhe tradita” nga Bashkim Kuçuku – botimet Albas; “Identitete”, nga Lindita Arapi – botimet Onufri; “Rrjedhave letrare” nga Ymer Çiraku – botimet Onufri; “Djemtë e përçarë të Amerikës” nga Sokol Balla – botimet Albas; “Koha e dy pandemive” nga Daut Gumeni – botimet M&B; “Në atë vend” nga Ardian...