Burimi:
kultplus.com
Foto © kultplus.com
Viti i ri na jep shpresë…
Nga Kujtim Mateli Fill pas saj,Një fjongo e kaltër ditët e vitit mbështjell,Ditë të mbushura me shqetësime njerëzish,Mbushur me shira, me fruta, me diell.Ndihet një parfum vjeshte në tavolinat tona,Është tretur në ajër një zënkë e pak çasteve më parë,Një trishtim që na vinte rrotull është tulatur diku,Një gëzim i porsa lindur qoshen e bisedës ka marrë.Ndjejmë nevojën për të folur më shumë,Diçka e pathënë merr udhë dhe bëhet temë e bisedës.Është çasti kur e duam më pranë njëri-tjerin,Pyesim më shumë për njëri-tjetrin,Gëzohemi më shumë për njëri-tjetrin.Ato që s’mundëm t’i bëjmë nuk janë pak,Njeriu gjithmonë është i penduar,Gjithmonë e ka patur një shteg që s’e ka gjetur dot,Ka patur një ftesë që s’e ka vlerësuar,Në të njëjtin vend është rrotulluar kot.Njeriu pendohet për çfarë nuk...